Hyri në fushë dhe shtyu gjyqtarin! Nis hetimi ndaj presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima

Futboll

Hyri në fushë dhe shtyu gjyqtarin! Nis hetimi ndaj presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima

Më: 27 mars 2025 Në ora: 11:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima është vënë nën hetim për incidentin e djeshëm kur hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu arbitrin.

Ndaj tij, rëndon vepra penale “veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, kur Koço Kokëdhima, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të klubit janë futur në fushë dhe kanë shtyrë e ofenduar arbitrin e ndeshjes, Dorjan Melataj.

Ndeshja është ndërprerë për rreth 30 minuta dhe sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit, duhej ndërprerë automatikisht, por për shkak të presioneve të shumta ndaj gjyqtarit, ky i fundit është detyruar ta rifillojë takimin.

Në fund Apolonia e ka fituar ndeshjen 1-0, ndërkohë që do të pritet vendimi i FSHF-së për të parë se cili do të jetë fati i këtij takimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat