Egnatia - Partizani premton spektakël

Futboll

Egnatia - Partizani premton spektakël

Më: 1 prill 2025 Në ora: 11:05
Pamje nga një ndeshje

Egnatia – Partizani është çerekfinalja tjetër e Kupës së Shqipërisë, sfidë kjo që do të luhet ditën e enjte në orën 19:00.

Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat që do të kërkojnë fitoren për t’i shkuar deri në fund këtij turne.

Interesante është se rrogozhinasit dhe kryeqytetasit do të sfidohen mes tyre për herë të parë në Kupën e Shqipërisë. Në të kaluarën asnjëherë goglat si kanë vënë përballë njëra –tjetrës.

Por gjithsesi kjo sfidë premton të jetë mjaft e luftuar, teksa edhe përballjet e këtij sezoni mes tyre e tregojnë diçka të tillë. Në 3 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në kampionat, ekipet kanë nga 1 fitore dhe 1 barazim.

Rrogozhinasit ia kanë dalë të shënojnë 3 gola, po aq edhe “Demat”. Mbetet të shihet se cila prej tyre do të dalë fitimtare ditën e enjte në çerekfinalen e parë në Kupën e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat