Dramë në Madrid, Real Madridi pas 120 minutave në finalen e madhe 

Futboll

Dramë në Madrid, Real Madridi pas 120 minutave në finalen e madhe 

Nga: K.G. Më: 2 prill 2025 Në ora: 00:07
Pamje nga ndeshja

Real Madridi është në finalen e madhe të Kupës së Mbretit në Spanjë. 

Real Madridi pas 120 minutave është kualifikuar duke e luajtur baras 4:4 me Sociedadin.  

Dramë deri në pikën e fundit të kohës së rregullt po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Ndeshja në kohën e rregull u mbyllë me rezultat 3:4 në favor të Sociedadit, pasi që sfidën e parë e kishte fituar Reali me 1:0, ndeshja shkoi në vazhdime.

Deri në minutën e 82-të Sociedadi ishte në epërsi me 1:3 në "Santiago Bernabeu".

Pastaj u barazua rezultati dhe mysafirët shënojnë për 3:4.

Në minutën e 115-të Rudiger barazoi rezultatin 4:4. 

Për Sociedadin shënuan Barrenetxea (16'), Alaba (73' - autogol), Oyarzabal (80 e 90+3’) dhe për Realin Endrick (30') e Bellingham (82’), Tchouameni (86’) e Rudiger (115’).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat