Gjermanët sot pendohen për yllin e sulmit

Futboll

Gjermanët sot pendohen për yllin e sulmit

Më: 2 prill 2025 Në ora: 15:46
Luis Henrique

Kingsley Coman dhe Leroy Sane vështirë se do të jenë lojtarë të Bayern pas qershorit.

Klubi ka vendosur t’i largojë. I pari do të shitet, kurse i dyti do të lihet i lirë (parametra zero).

Mediat gjermane kanë zbuluar një emër që Bayern po studion për t’i zëvendësuar.

Bëhet fjalë për Luis Henrique, i cili luan për Marseille.

Braziliani mund të përdoret në të dyja krahët e sulmit dhe vlera e tij në treg është e ulët, rreth 18 mln euro.

Bayern do ta merrte menjëherë me këtë shifër.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028. Këtë sezon ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionatin francez. Në vitin 2018, ai u ftua për një provë në Mynih, por në fund transferimi nuk u konkretizua.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat