Vëllai i madh asnjë reagim për rastin e Beogradit!

Futboll

Vëllai i madh asnjë reagim për rastin e Beogradit!

Nga: K. Goca Më: 5 prill 2025 Në ora: 12:52
Armand Duka

Nëse dikujt i bie me reaguar i bie Armand Dukës si vëllai i madh për Flamurin dhe simbolet e Kosovës!

Jo vetëm si kryetar i FSHF-së por edhe si nënkryetar i UEFA-s.

Po vëllai i madh nuk ka reaguar deri me tash.

Uroj që mos të jetë nervoz me vëllaun e vogël që doli para flamurit të Kosovës dhe me video!

I doli prej dorës Dukës!

Paramendo, po të rrokej Agim Ademi fyt për fyti me serbët në Beograd, a do t’i dilte në ndihmë vëllai i madh.

S’e besoj!?

A mos vallë vëllai i madh e ka qortuar vëllain e vogël, mos dil o burrë para flamurit të Kosovës, se këtu ka rend dhe nuk je në FFK!

E Dragan Xhajiqit, a i tregove se vëllai i vogël është i ngutshëm?

Këto janë vetëm pyetje!

Dorën në zemër Dukës i takon me reaguar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat