PSG e Barcelona mposhten por kualifikohen

Barcelona dhe PSG janë gjysmëfinalistët e parë në Champions League në futboll.
Dortmundi u përpoq por pa sukses që të shkaktojë përmbysjen e madhe.
Ndeshjet
Dortmundi - Barcelona 3:1 (0:4)
Aston Villa - PSG 3:2 (1:3)
Në kllapa janë ndeshjet e para.
Dortmund ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Barcelonës por nuk i mjaftoi ngase sfidën e parë e humbi me 4:0.
Barcelona është kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 5:3.
Serhou Guirassy është trim i ndeshjes, duke shënuar het-trik prë Dortmundin.
Për Dortmundin shënoi Serhou Guirassy (11' – nga penalltia, 49’ e 77’) dhe për Barcelonën Bensebain (54'-autogol).
Dramë në Birmingham mes Aston Villës dhe PSFG-së.
Aston Villa ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj PSG-së.
Aston Villës i kushtoi shtrenjtë humbja në ndeshjen e parë me 3:1 dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5:4.
Skuadra franceze ka avancuar me 0:2 por gjithçka u përmbysë në pjesën e dytë.
Për PSG-në shënuan Hakim (11’) e Mendes (28’) dhe për Aston Villën Tielemans (34'), McGinn (55’) e Konsa (58’).
Aston Villa dhe Dortmundi janë eliminuar nga Champions League.