Galatasaray u takua me babanë e Granit Xhakës javën e kaluar?

Futboll

Galatasaray u takua me babanë e Granit Xhakës javën e kaluar?

Më: 18 prill 2025 Në ora: 10:47
Granit Xhaka

Skuadra nga Superliga e Turqisë, Galatasaray, është në kërkim të një mesfushori me përvojë dhe tashmë “grepin” e kanë gjuajtur te Granit Xhaka.

Siç raporton “HT Spor”, skuadra e Galata-s ka zhvilluar një takim me menaxherin dhe babain e Granit Xhakës.

Takimi është zhvilluar në Stamboll dhe është diskutuar rreth një kalimi të mundshëm të Xhakës në Galatasaray.

Skuadra turke në rast se shpallet kampion, sezonin e ardhshëm pritet të bëjë gara në Ligën e Kampionëve, andaj një mesfushor si Granit Xhaka do i kryente punë.

Por, Xhaka ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në vitin 2028 dhe vështirë se do largohet nga “BayArena”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat