Jonathan Tah konfirmon largimin nga Bayer Leverkusenin

Futboll

Jonathan Tah konfirmon largimin nga Bayer Leverkusenin

Më: 21 prill 2025 Në ora: 13:19
Jonathan Tah

Qendërmbrojtësi gjerman, Jonathan Tah do të largohet nga Bayer Leverkuseni në fund të sezonit.

Tah ka konfirmuar se nuk do të ndryshojë vendimin për kontratën.

Mbrojtësi gjerman ka deklaruar për Kicker se do të largohet dhe kjo ka alarmuar gjigantët evropianë.

“E kam marrë vendimin në fillim të sezonit dhe nuk do të ndryshojë mendje”.

“Kjo mbetet, në fund të sezonit largohem si lojtar i lirë”, tha Tah.

Kjo ka alarmuar gjigantët evropianë si Barcelona dhe Real Madrid që e duan në La Liga.

Gjithashtu Tah kërkohet edhe në Itali nga Milan dhe Inter, si dhe nga Chelsea në Ligën Premier. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat