Suksesi ndaj Interit i siguron Milanit një vend në “Final 4”  

Futboll

Suksesi ndaj Interit i siguron Milanit një vend në “Final 4”  

Më: 24 prill 2025 Në ora: 11:31
Pamje nga një ndeshje

Suksesi ndaj Interit i siguron Milanit një vend në “Final 4”!

Milani fitoi 3-0 derbin e kthimit kundër Interit dhe siguroi një vend në finalen e këtij edicioni të Kupës së Italisë.

Më këtë sukses përballë rivalëve historikë kuqezinjtë jo vetëm që do të ketë shansin të ngrenë trofeun më 14 maj në Romë, por janë kualifikuar edhe në Final Four të edicionit të ardhshëm të Superkupës së Italisë.

Sipas rregullores kualifikohen dy skuadrat e para të kampionatit dhe dy finalistët e Kupës së Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat