Premtimi i madh i Flickut

Futboll

Premtimi i madh i Flickut

Më: 7 maj 2025 Në ora: 14:59
Hansi Flick e Raphinha

Barcelona i dha fund mbrëmë eksperiencës në Ligën e Kampionëve pasi u eliminua nga Interi në gjysmëfinale.

Hansi Flick megjithatë iu ka dhënë kurajo lojtarëve të tij duke i përgëzuar për punën që e bënë në këtë rrugëtim.

Trajneri gjerman ndërkohë e jep premtimin e madh duke insistuar se gjiganti katalunas do të rikthehet edhe më i fortë në sezonin e ardhshëm, në tentim për të fituar trofe të rëndësishëm.

“Ne po e shikojmë veten në pasqyrë dhe të gjithë jemi aq shumë krenarë… do të rikthehemi në sezonin tjetër.”

“Ky ekip i Barçës tash e ka respektin e krejt Evropës. Ky ekip e demonstroi se ne duam të fitojmë me stilin tonë të lojës.”

“Ne jemi krenarë me stilin tonë, me përpjekjen tonë. Ne nuk mund të fitojmë gjithmonë dhe duhet ta pranojmë këtë. Por, po, do të rikthemi edhe më të fortë.”

Barça e ka fituar Kupën dhe Superkupën e Spanjës në këtë sezon, ndërsa është në rrugë të mbarë për t’u shpallur edhe kampion në La Liga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat