Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Futboll

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Më: 23 maj 2025 Në ora: 00:32
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon!

Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në ndeshjen e parë të barazhit, kundër Heidenhaimit.

Elversbergu barazoi 2:2 në udhëtim te Heidenheimi dhe është afër që të shkruajë historinë në futbollin gjerman. 

Tani i duhet të marrë tjetër rezultat të mirë në ndeshjen kthyese për të luajtur më pas për herën e parë në Bundesligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat