Tirana mendon për goditjen e madhe

Futboll

Tirana mendon për goditjen e madhe

Më: 29 maj 2025 Në ora: 11:54
Osmani

Tirana ka nisur që të mendojë për të ardhmen, pas lamtumirës me Agim Ibraimin nga posti i drejtorit sportiv mendohet se në klub po përgatiten për një rikthim të madh.

Bardheblutë kanë gjetur drejtorin e ri sportiv pasi thuhet se kanë arritur akordin me Tefik Osmanin, i cili vetëm pas 2 sezonesh te Vllaznia do të rikthehet sërish në kryeqytet.

Eksperienca dhe puna e korçarit në Tiranë ka bërë që në kryeqytet ti besojnë ndërtimin e ekipit për sezonin 2025-2026.

Pak ditë më parë u përfol se 39-vjeçari po shqyrtonte një ofertë që i kishte ardhur nga Vlora ku interes të veçantë kishte shfaqur skuadra e Flamurtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat