Onana, klubi anglez gati ta zëvendësojë me fituesin e Botërorit

Futboll

Onana, klubi anglez gati ta zëvendësojë me fituesin e Botërorit

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 14:36
Onana e Maguire

Pamja e Emiliano Martinez që u përshëndet në lot me tifozët në ndeshjen e fundit, ka ndezur shumë spekulime për të ardhmen e portierit.

Ndërsa oferta konkrete për Martinezin nuk është paraqitur ende, interesimi nga klube të mëdha si Mançester Junajtid nuk mungon.

Kontrata e tij me Aston Vilën është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe për këtë arsye klubi kërkon një shumë të lartë për të lejuar largimin e tij.

Megjithatë, mediat angleze zbulojnë një prapaskenë ku gjashtë muaj më parë, Mançester Junajtid kishte kontaktuar Martinezin dhe kishte diskutuar për një transferim të mundshëm, por u vendos të mbante në portë Andre Onanan.

Megjithatë, performanca e portierit kamerunas ka qenë e dobët dhe pritet që Junajted të përpiqet të gjejë një tjetër alternativë, me Martinezin si kandidat kryesor për të zëvendësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat