Pedri zgjedh 11-shen më të mirë në historinë e Barcelonës

Futboll

Pedri zgjedh 11-shen më të mirë në historinë e Barcelonës

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 18:44
Pedri

Futbollisti i Barcelonës, Pedri ka zgjedhur 11-shen më të mirë sipas tij të skuadrës katalanase.

Mesfushori spanjoll ka befasuar me formacionin, pasi asnjë nga lojtarët aktual të Barcelonës nuk është përfshirë në 11-shen më të mirë..

Formacioni që ka zgjedhur Pedri është 3-4-3.

Në portë është Victor Valdes, mbrojtja përbëhet nga Puyol, Pique dhe Jordi Alba.

Në mesfushë janë Sergio Busquets, Xavi, Iniesta dhe Ronaldinho, ndërsa treshja e sulmit është ajo e famshmja ”MSN”, me Messin, Suarez dhe Neymar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat