Milani po befason, pritet të jep këtë mbrojtës për Granit Xhakën!

Futboll

Milani po befason, pritet të jep këtë mbrojtës për Granit Xhakën!

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 15:53
Xhaka

Milani po bën gjithçka që është e mundur për transferimin e Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar u rikthye në Bundesligë duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit në korrik të vitit 2023 pas mbylljes së aventurës së tij tek Arsenal.

Ai ka luajtur 49 ndeshje me “Aspirinat”, ku ka shkëlqyer.

Milani po shqyrton mundësinë që të përfshijë mbrojtësin Malick Thiaw në tratativat me klubin gjerman, që ta ketë më të lehtë blerjen e Xhakës.

Leverkusen ka nevojë për një mbrojtës pas largimit me parametra zero të Jonathan Tah te Bayern.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat