Ansu Fati pranë Monacos, testet mjekësore këtë javë

Futboll

Ansu Fati pranë Monacos, testet mjekësore këtë javë

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 13:30
Ansu Fati

Ansu Fati është shumë pranë transferimit te AS Monaco, pasi klubi francez dhe Barcelona janë në fazat përfundimtare të marrëveshjes.

Sipas gazetarit të besueshëm Fabrizio Romano, Monaco po planifikon që ta kryejë kontrollin mjekësor të sulmuesit spanjoll brenda kësaj jave.

Ndërsa të dy klubet po finalizojnë detajet e fundit të marrëveshjes.

Bëhet fjalë për një huazim me klauzolë blerjeje, që i jep Monacos mundësinë për ta bërë transferimin të përhershëm pas përfundimit të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat