Gjilani e transferon Mehdi Çobajn

Futboll

Gjilani e transferon Mehdi Çobajn

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 19:37
Mehdi Çobaj - majtas

Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mehdi Çobaj me marrëveshje kontraktuale deri në verën e vitit 2027.

Futbollisti nga Shkodra i është bashkuar kuqebardhëve pas formimit në klubin e Vllaznisë, ekip me të cilin fitoi edhe dy trofe të Kupës së Shqipërisë.

25 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut ka qenë gjithashtu edhe reprezentues i kombëtares shqiptare me moshat e 21 vjeçarëve.

Çoba është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese.

Lojtari do ti bashkohet ekipit më 1 Korrik në fazën përgatitore e cila fillon në Gjilan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat