Ardian Ismajli arrin akordin me ekipin e Serie A

Futboll

Ardian Ismajli arrin akordin me ekipin e Serie A

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 11:17
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli ditën e djeshme njoftoi edhe zyrtarisht se tashmë është futbollist i lirë.

Mbrojtësi falenderoi Empolin për mundësinë e dhënë, ndërsa iu uroi suksese në të ardhmen.

Por shqiptari pavarësisht se largohet nga Empoli, do të qëndrojë sërish në Itali. Lideri i Kombëtares ka gjetur akordin me skuadrën tjetër të Serie A.

Torino është ekipi që i ka ofruar 1.1 milionë euro në sezon shqiptarit, me palët që kanë arritur akordin mes tyre. Me shumë gjasa Ismajli pritet të firmosë një kontratë 3 –vjeçare dhe në këtë mënyrë Torino do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Tashmë mbetet të presim për të mësuar më shumë mbi këtë lëvizje. Madje zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat