Liverpooli bën veprimin për familjen e Diogo Jotas

Futboll

Liverpooli bën veprimin për familjen e Diogo Jotas

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 20:51
Diogo Jota

Pas ndarjes tragjike nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota, Liverpooli do të ofrojë mbështetje për familjen e tij.

Në një veprim solidar dhe fisnik, klubi pritet ta ndihmojë familjen e tij.

Për më tepër, Liverpooli raportohet se do të respektojë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj lojtarit të ndjerë, duke vijuar pagesat e kontratës deri në vitin 2027, siç ishte parashikuar në marrëveshjen e fundit me sulmuesin.

Ky gjest është pritur me emocione nga komuniteti sportiv dhe tifozët në mbarë botën, duke e përshkruar si një akt të jashtëzakonshëm respekti për një futbollist që dha gjithçka për klubin dhe që la gjurmë të pashlyeshme në “Anfield”.

Liverpooli, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se do të qëndrojë pranë familjes së Jotës në çdo hap.

Po ashtu, klubi anglez ka pensionuar numrin 20 në fanellë, numër ky që bartej nga Diogo Jota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat