Chelsea leksion kampionit të Evropës, fiton Kupën e Botës për klube

Futboll

Chelsea leksion kampionit të Evropës, fiton Kupën e Botës për klube

Nga: K.G. Më: 13 korrik 2025 Në ora: 23:10
Cole Palmer duke festuar

Chelsea është fitues i edicionit të parë (formatin e ri) të Kupës së Botës për klube në futboll.

Skuadra angleze i jep leksion kampionit të Evropës, PSG-së, duke i shkaktuar humbje me rezultat të thellë 3:0.

Finalja është zhvilluar në staidumin “MetLife” në New Jersey të Steteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

Pamje nga finalja

Gjithçka ishte e qartë në pjesën e parë, ku Chelsea ka dëshmuar lojë të bukur e duke shënuar tri herë në partën e portierit Donnarumma.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka qenë i pranishëm në finalen e madhe.

Image

PSG është këndellur por jo edhe të sfidojnë rezultatin e skuadrës londineze.

Futbollisti Cole Palmer me dy golat e tij ka qenë fatal për skuadrën pariziene.

Cole Palmer (22' e 30') e Joao Pedro (43') – shënuan për fitoren bindëse të Chelseat.

Duhet theksuar se Joao Neves i PSG-së është përjashtusr me karton të kuq në minutën e 84-të pas një gjestit josportiv.  

Chelsea në festë e PSG kokulur lëshojnë fushën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat