Mesfushori i Kombëtares firmos me klubin e elitës

Futboll

Mesfushori i Kombëtares firmos me klubin e elitës

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 17:52
Enis Shabani

Enis Shabani është futbollisti më i ri i HNK Vukovar.

Pasi mbylli aventurën e tij në Gjermani me ekipin e dytë të Mainz 05, 22-vjeçari tashmë është transferuar në Kroaci.

Shabani u bashkohet në kampionatin kroat, shqiptarëve të tjerë si Arbër Hoxha apo edhe Adrion Pajaziti. Ndërkohë që ekipi ku ai do të luajë, Vokovar, militon në elitën e futbollit kroat.

Kujtojmë se 22-vjeçari shqiptar e ka nisur karrierën e tij te Wieseck në Gjermani, për të kaluar te ekipet zinxhir të Mainz.

Gjithashtu, Shabani ka luajtur edhe dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare U21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat