Kombëtarja italiane e femrave pritet nga Mattarella në Quirinale

Futboll

Kombëtarja italiane e femrave pritet nga Mattarella në Quirinale

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 13:55
Kombëtarja italiane

Euro 2025 ishte një sukses për kombëtaren e futbollit për femra të Italisë, e cila u eliminua në gjysmëfinale përballë kampioineve në fuqi, Anglia.

Fakti që vajzat “e kaltra” u kualifikuan për herë të parë mes katër më të mirave të Europës për herë të parë pas 28 vitesh ishte një motiv më shumë se i vlefshëm për presidentin italian që të priste heroinat e stërvitura nga Soncin.

“Unë ndoqa çdo ndeshje. Ju fituat gjithsesi dhe shkruat një faqe në historinë e sportit”, tha Mattarella. Ndërsa kapitenia e Italisë, Girelli, në fjalën e saj tha:

“Futbolli i femrave në Itali nuk mjaftohet me këtë pozicion që morëm në Euro 2025.

Ne meritojmë respekt dhe vizibilitet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat