Elezi debuton për Sarajevën

Futboll

Elezi debuton për Sarajevën

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2025 Në ora: 23:51
Pamje nga ndeshja

Sarajeva ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj skuadrës rumune Universitatea Craiova.

Skuadra rumune doli kokulur nga kryeqyteti boshnjak në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League.

Futbollisti shqiptar, Agon Elezi, debutoi për Sarajevën. 

Elezi është aktivizuar nga minuta e 71-të, në fitoren e madhe të skuadrës së njohur boshnjake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat