Hebaj shënon që në debutimin në kampionat me klubin e ri

Futboll

Hebaj shënon që në debutimin në kampionat me klubin e ri

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 12:03
Pamje nga ndeshja

Rubin Hebaj ka bërë një lëvizje gjatë merkatos së verës, duke u transferuar brenda kampionatit të Uzbekistanit.

Ai ka kaluar nga Nasaf Qarshi, në radhët e Sogdiana, me të cilën ka gjetur dje golin e parë që në ndeshjen e debutimit, pikërisht ndaj ish-skuadrës.

Hebaj e ka bërë këtë me një goditje dënimi mjeshtërore në minutën e 58 të takimit, duke harkuar në mënyrë perfekte poshtë trekëndëshit me një gjuajtje me të djathtën, për të shkurtuar diferencën në 1-2.

Ai kishte mundësi tjetër për të shënuar thuajse në të njëjtin pozicion pak minuta më vonë, por këtë herë çoi sferën mbi traversë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat