Jeton Beqiri shpreson

Futboll

Jeton Beqiri shpreson

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 11:10
Jeton Beqiri

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës Jeton Beqiri në parg të duelit të kthimit kundër Qarabag, ka folur në zonën e prononcimeve.

Ai është shprehur i qetë dhe besimplotë se ekipi tetovarëv do të zhvilloi një ndeshje të mirë, ndryshe nga sa bëri në Shkup para një jave.

Beqiri e ka vendosur theksin të shfrytëzimi i rasteve dhe freskia fizike:“Nuk kemi asgjë për të humbur, marrë shkas nga ndeshja e parë.

Shumë e rëndësishme të futemi në fushë dhe të provojmë gjithçka për gjithçka. Duhet të jemi një skuadër e organizuar, agresive në sulm, noramalisht edhe të mbrohemi mirë.

Duhte të shfrytëzojmë rastet tona, në futboll gjityhçka është e mundur. Kam shumë shpresë se do bëjmë paraqitje të mirë. Ndeshjn e parë nuk kishim freskin e duhur fizike, kurse rivali ynë ishte shumë më mirë, veçanërisht në pjesës e parë. Goli i tyre në Shkup erdhi për fajin tonë, e quaj gol aksidental.

Fakti që dueli është ende i hapur na jep shpresë. Kam besim se do bëjmë një ndeshje të madhe në Baku. Nuk pres të kemi presion”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat