Kolgeci ndan çmimin MVP për ndeshjen Portugali - Kosovë

Futboll

Kolgeci ndan çmimin MVP për ndeshjen Portugali - Kosovë

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 14:08
Lourenço e Kolgeci

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) e ka nderuar presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, që të ndajë çmimin e lojtarit më të vlefshëm (MVP) të ndeshjes Portugali - Kosovë.

Joao Lourenço i Portugalisë u shpall më i miri i ndeshjes.

Presidenti Kolgeci po e përcjell nga afër paraqitjen e Kombëtares sonë në Botërorin U19, "Egjipti 2025".

Kolgeci tashmë është takuar me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa, ndërsa të martën pati bisedë të gjatë e shumë konstruktive me anëtaren e Komitetit Ekzekutiv të IHF-së, Narcisa Lecusanu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat