Real Madridi njofton se nesër do të prezantohet transferi i ri

Futboll

Real Madridi njofton se nesër do të prezantohet transferi i ri

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 17:40
Pamje

Real Madrid muajin e kaluar ka zyratrizuar blerjen e Franco Mastantuono.

Nënshkrimi me talentin argjentinas i ka kushtuar ”Los Blancos” rreth 50 milionë euro.

Klubi mbretëror ka njoftuar se prezantimi i meshfushorit 17 vjeçar, do të bëhet ditën e nesërme, të enjten, në orën 13:00.

”Real Madrid CF njofton se nesër, të enjten, në orën 13:00, prezantimi i lojtarit tonë Franco Mastantuono do të zhvillohet në Real Madrid City.

Më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, do të mirëpresë Franco Mastantuonon për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme.

Pas prezantimit, Franco Mastantuono do t’u drejtohet mediave në sallën e shtypit të Real Madrid City.”, thuhet në njoftim.

Talenti argjentinas do të nënshkrual kontratë gjashtë vjeçare me klubin mbretëror, e vlefshme deri më 30 qershor 2031.

Mastantuono pati një sezon fantastik, duke shënuar katër gola dhe bëri katër asistime me River Platen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat