Wayne Rooney parashikon fituesin e Premier Leagues për sezonin 2025/26

Futboll

Wayne Rooney parashikon fituesin e Premier Leagues për sezonin 2025/26

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 14:27
Wayne Rooney

Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney ka parashikuar sezonin 2025/26 në Premier League.

Rooney mendon se kampion do të bëhet Liverpooli, kurse vendi i dytë i takon Arsenalit.

Në pozitën e tretë dhe katërt, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit e vendos: Manchester Cityn dhe Chelsean.

Transferimi i verës që Rooney mendon se do të ketë impakt të lartë, është Jeremie Frimpong i Liverpoolit.

Po ashtu e sheh Mohamed Salah-un si golashënuesin më të mirë në Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat