Shqiptari shënon në Angli

Futboll

Shqiptari shënon në Angli

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 16:55
Anis Mehmeti

Skuadra e Bristol Cityt ka shënuar golin e dytë ndaj Hull Cityt, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Championship.

Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti.

Mehmeti shënoi në minutën e 32’të pas një asisti të bukur nga McCrorie.

Ky është goli i dytë i Mehmetit në ligë këtë sezon në katër ndeshje.

Kujtojmë që Mehmeti nuk u ftua nga Sylvinho për ndeshjet e muajit shtator te Shqipëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat