Shqipëria do të përballet sonte në “Air Albania” ndaj Letonisë

Futboll

Shqipëria do të përballet sonte në “Air Albania” ndaj Letonisë

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 19:31
Formacioni

Shqipëria do të përballet sonte në “Air Albania” ndaj Letonisë, në sfidën që është bileta e fundit për të ëndërruar akoma për një vend për në Botëror.

Për kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho sot vlen vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër.

Trajneri brazilian ka hedhur në fushë këtë formacion: Strakosha, Ajeti dhe Gjimshiti në qendër të mbrojtjes.

Në krahë do jenë Hysaj dhe Mitaj. Treshja e mesfushës nuk ndryshon, Laçi, Shehu dhe Asllani.

Në sulm, Broja do të luajë në të djathtë, Manaj në qendër dhe Bajrami në të majtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat