Ruben Amorim e konfirmon portierin e parë të Manchester Unitedit

Futboll

Ruben Amorim e konfirmon portierin e parë të Manchester Unitedit

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 15:02
Ruben Amorim

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes derbi gjatë vikendit, ndaj Manchester City.

Amorim tregoi gjatë kësaj konference se kush është portieri i parë i “Djajve të Kuq”.

“Altay Bayindir është portieri i parë dhe starton ndaj Manchester Cityt.

Jam i lumtur edhe me Lammens, ka potencial. Jemi në një moment, ku portierët duhet të jetë të fortë dhe me eksperiencë”, u shpreh Ruben Amorim

Kujtojmë që “Djajtë e Kuq” dje larguan nga skuadra portierin, Andre Onana – i cili nënshkroi me Trabzonsporin në Turqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat