Juljan Shehu i pafat

Futboll

Juljan Shehu i pafat

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 12:54
Widzew Lodz

Juljan Shehu vazhdon të shkëlqejë në Poloni te skuadra e Widzew Lodz.

Mesfushori i Kombëtares po luan si titullarë në sfidën me Rakow, ku arriti të lërë menjëherë gjurmë. Duel i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit polak. 

Që në minutën e 12 të takimit, Shehu asistoi për shokun e skuadrës, Akere, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë. Një asist perfekt nga shqiptari, por fatkeqësisht goli i shënuar nga shoku i tij i skuadrës ishte i pavlefshëm.

Me ndërhyrjen e VAR-it, ky gol u anulua për pozicion jashtë loje. Një anulim që i heq të drejtën e “festës” edhe Shehut.

27-vjeçari po kalon një moment të mirë në karrierë, ku në 10 ndeshje ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste. Ndërkohë do të jetë një element kyç edhe për Sylvinhon para duelit që Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovac.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat