Al-Ittihad i ka në listë tre trajnerë evropianë

Futboll

Al-Ittihad i ka në listë tre trajnerë evropianë

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Humbja nga Al-Nassr i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Laurent Blanc.

Ky i fundit është shkarkuar nga Al-Ittihad përkundër vendit të tretë në renditje dhe tri pikëve nga kreu i tabelës nga skuadra që udhëhiqet në fushën e blertë nga Cristiano Ronaldo.

Në orët e fundit, klubi nga Arabia Saudite i ka përgënjeshtruar zërat që spekulonin se ishte insistimi i Karim Benzemas, ish-sulmues i Lyonit dhe i Real Madridit, për mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Blanc.

E ndërkohë janë disa emra që lidhen me klubin saudit.

I pari është trajneri italian, Luciano Spalletti, ndërsa tjetri portugezi Sergio Conceiçao.

Kurse, një profil i befasishëm që duket se po i intereson klubit nga Saudi Pro League është Jurgen Klopp, raporton mediumi saudit, Arriyadiyah.

Në fakt, ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe i Liverpoolit është mjaft i preferuar, por edhe më i vështiri për t’u arritur duke e pasur parasysh se ai momentalisht e mbulon rolin e përgjegjësit të të gjitha klubeve në galaksinë Red Bull. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat