Flick e konfirmon besimin në portierin Szczesny

Futboll

Flick e konfirmon besimin në portierin Szczesny

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 15:39
Flick e Szczęsny

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka dalë sot në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen e nesërme me Paris Saint-Germainin, e cila është edhe kryesorja e kësaj xhiroje në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Ndër temat që i ceku trajneri gjerman ishte edhe ajo e portierit.

Wojciech Szczęsny pritet ta mbulojë mungesën e Joan Garcias, i cili u operua pas lëndimit që e pësoi në gjurin e majtë.

“Ai (Szczesny) është një lojtar i Barcelonës, është gati.

E përsëris atë që e thashë të shtunën: i fituam tre trofe me të. Ai është gati. Absolutisht”, u shpreh trajneri gjerman..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat