Gjimshiti e Vojvoda ndajnë pikët në Serie A

Futboll

Gjimshiti e Vojvoda ndajnë pikët në Serie A

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2025 Në ora: 22:36
Pamje nga ndeshja

Atalanta është befasuar nga Como, duke luajtur baras (1:1), në ndeshjen e javës së gjashtë në Serie A në futboll. 

Berat Gjimshiti u paraqit nga minuta e parë për Atalantën sikurse edhe Mërgim Vojvoda për Comon.

Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të e Vojvoda u zëvendësua në minutën e 69-të.

Për vendasit shënoi Samarxhiq (6') dhe për Comon Perrone (19').

Atalanta zë vendin e gjashtë me 10 pikë e ka një më shumë se Como që gjendet një pozitë më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat