Kombëtarja U-17 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë

Futboll

Kombëtarja U-17 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 15:23
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kjo sfidë u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 0:3.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Uruci, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Mali, Uldedaj, Ymeri.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Koren Tian Nai në minutën e 52-të.

Në fund të sfidës, Sllovenia realizoi edhe dy gola të tjerë. Matjasec Miha e çoi rezultatin në 2-0 në minutën e 84-t, ndërsa Koren Tian Nai shënoi golin e tretë dy minuta më vonë, duke vulosur fitoren 0-3.

Dy miqësoret ndaj Sllovenisë U-17 u zhvilluan në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian U-17.

Shqipëria bën pjesë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin. Ndeshjet do të luhen më 11, 14 dhe 17 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat