Kosova trondit tokën suedeze!

Futboll

Kosova trondit tokën suedeze!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 tetor 2025 Në ora: 20:23 Përditësuar në ora: 22:38 më 13.10.2025
Fisnik Asllani i jep fitoren Kosovës me një gol vendimtar ndaj Suedisë.

Kosova drejt play-off-it

Kombëtarja e Kosova ka shënuar fitoren më të madhe në histori të kualifikimeve, në tokën suedeze. 

Kosova e ka mposhtur me rezultat 1:0 Suedinë, në ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Kosova trondit tokën suedeze dhe hap rrugën drejt play-off-it,

Suedia më nuk ka gjasa për vend të dytë.

Kombëtarja e Kosovës ka treguar shpirt luftarak nga minuta e parë e deri në fund të ballafaqimit.

Mbrojtja në nivel të detyrës e herë pas here të rrezikshëm në sulm, me një mesfushë shumë të mirë, dolën me pikë të plota nga Goteborg.

Sulmuesi Fisnik Asllani ka treguar edhe një herë klasin e tij, falë golit të tij Kosova importoi pikë të plota.

Asllani është ylli i ri i kombëtares së Kosovës.

Suedia – Kosova 0:1

Stadiumi "Nya Ullevi" në Göteborg.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shikues: 40.000.
Shënues: Asllani (32’).
Kartona të verdhë Hajdari, Muriç.
Suedia: Johansson; Lagerbielke, Hien, Lindelof; Bernhardsson (Bardghji 46'), Bergvall (Elanga 46'), Svensson, Ayari (Saletros 46'), Gudmundsson (Sema 82'); Gyokeres, Isak.
Kosova: Muriç; Vojvoda, Krasniqi, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Avdullahu, Hoxha (Emërllahu 71'); Muslija (Jashari 65'); Muriqi (Al. Rrahmani 90'), Asllani (Zhegrova 71')

Nga ana tjetër Isak disa herë ishte në pozitë të mirë, por fati ynë ai sa herë goditi ka qenë i pasaktë.

Padyshim se duhet veçuar edhe rastin e qind për qindtë të Leon Avdullahut në fund të pjesës së parë, ku shtylla e majtë pingule ishte aleat i Suedisë. 

Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Kosova me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia ka vetëm 1 pikë të mbledhur.

Fisnik Asllani realizon

(E plotësuar)  - Minuta e fundit.

87’ Kosova pak minuta e ndajnë nga suksesi i madh.

Suedia – Kosova 0:1

Stadiumi "Nya Ullevi" në Göteborg.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shikues: 40.000.
Shënues: Asllani (32’).
Kartona të verdhë Hajdari, Muriç.
Suedia: Johansson; Lagerbielke, Hien, Lindelof; Bernhardsson (Bardghji 46'), Bergvall (Elanga 46'), Svensson, Ayari (Saletros 46'), Gudmundsson (Sema 82'); Gyokeres, Isak.
Kosova: Muriç; Vojvoda, Krasniqi, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Avdullahu, Hoxha (Emërllahu 71'); Muslija (Jashari 65'); Muriqi (Al. Rrahmani 90'), Asllani (Zhegrova 71')

84’ Kosova shumë afër fitores së madhe, që ia blindon vendin e dytë.

80’ Shumë shqiptarë janë ën stadiumin në Goteborg dhe i japin zemër djelmoshave tanë.

76’ Isak në pozitë ideale, goditja e tijfatmirësisht shkoi jashtë portës.

74’ Suedia më energjike në këto minuta.

72’ Kosova po tregohet shumë e qetë në fushë, pa presion dhe e menaxhon lojë me kujdes të shtuar.

69’ Isak mes dy lojtarëve të Kosovës kërceu më së larti, por goditja e tij me kokë shkoi larg mbi portë.

68’ Ndeshje e baraspeshuar.

67’ Kosova po kërkon edhe golin e radhës.

65’ Kosova po mbrohet bukur e po e kontrollon lojën me sukses deri me tash.

63’ Portieri Muriç po reagon bukur në momentet e 

60’ Suedia e shpërqendruar në sulm e Kosova shumë e përqendruar në mbrojtje.

58’ Kosova po tregon cilësi.

55’ Dion Gallapeni po luan me vetëmohim të pashoq në duel me Suedinë.

50’ Suedia ka bërë tre zëvendësime në minutat e parë të pjesës së dytë të takimit.

48’ Kjo është ndeshja e xhiros së katërt të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

47' Kosova synon të ruajë këtë rezultat, nëse arrin, atëherë do të ishte fitore që nuk matet me asgjë.

Përfundon pjesa e parë, Suedia – Kosova 0:1. Dardanët shënojnë përmes Fisnik Asllanit e Leon Avdullahu godit shtyllën e majtë të Suedisë.

44’ Fat i madh për Suedinë, fat i keq për Kosovën. Goditjen e Muriqi mezi e ndali portieri vendas, por Leon Avdullahu nga 3-4 metra goditi bukur por shtylla e majtë pingule ia mohoi golin.

43’ Ndeshje me rivalitet.40’ Deri me tash Kosova po tregon lojë burrërore dhe herë pas here edhe e rrezikshme për portën e portierit Johansson.

38’ Lojë e fortë.

36’ Kosova po luan me zemër.

32’ Goditja e Vedat Muriqit u deviju, ndërsa Fisnik Asllani i vetmuar e me të parën goditi duke e mposhtur portierin vendas, 0:1.

31’ Lojë me ritëm, Suedia ka më shumë posedimin e topit.

29’ Lojë e mirë, Suedia e rrezikshme përmes Isak.

27’ Fisnik Asllani nga rreth 25 metra goditi bukur e përtoke por nuk e befasoi portierin Johansson.

25’ Kosova kërkon golin përmes futbollistit Asllani.

23’ Suedia po paraqitet më e rrezikshme.

20’ Ndeshje e luftuar por pa raste të mira deri me tash.

17’ Kosova kërkon pikë në Goteborg.

15’ Atmosferë e bukur, Suedia e ka iniciativën.

12’ Suedia ka shtuar presionin ndaj portës së Kosovës.

10’ Kosova po tregon zemër të madhe deri në këto çaste.

7’ Ndeshje e nivelizuar.

3’ Ndeshje e mirë, Kosova e nis vrullshëm.

1’ Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Gjonbalaj: Ndryshimet e Suedisë paraqesin rrezik për Kosovën

Ish-futbollisti Malësor Gjonbalaj ka vlerësuar se përballja e sontme mes Suedisë dhe Kosovës do të jetë shumë më e vështirë sesa ndeshja e parë, të cilën Kosova e ka fituar me rezultat 2-0.

Gjonbalaj ka theksuar se ndryshimet që Suedia ka bërë në formacion mund të jenë sfiduese për ekipin Kosovës.

“Suedia ka bërë ndryshime në formacion. Dhe këto ndryshime paraqesin rrezik për Kosovën.

Kosova e ka të vështirë që ta fitojë këtë ndeshje. Për ta fituar, Kosova duhet të vrapojë shumë. Nuk besoj që kjo ndeshje do të jetë reprizë e asaj të mëparshmes”, ka deklaruar Gjonbalaj.

Ndeshja zhvillohet sonte dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Ademi dhe Foda takohen me Zenelin para ndeshjes me Suedinë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda,e kanë takuar futbollistin kosovar që luan në kampionatin suedez, Arbër Zeneli.

Kjo ka ndodhur në prag të ndeshjes mes Suedisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Ademi ka ndarë në rrjete sociale një mesazh të veçantë për Zenelin, duke e cilësuar atë si simbol të përkushtimit ndaj fanellës së Kosovës.

“Kombëtarja jonë është ndërtuar mbi talentin dhe përkushtimin e futbollistëve si Arbër Zeneli. Kënaqësi që ai sonte është pranë ekipit për ta përkrahur nga tribunat.

Gjithmonë me zemër për Kosovën, brenda dhe jashtë fushës. Shpresojmë që sonte ta kemi edhe fatin në anën tonë”, ka shkruar Ademi.

Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin “Nya Ullevi” të Göteborg.

Arbër Zeneli, që aktualisht është pjesë e IF Elfsborg në Suedi, ka qenë për vite me radhë ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës.  Zeneli, i lindur dhe rritur në Suedi, kishte zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Publikohen formacionet zyrtare të Suedi-Kosovë

Publikohen formacionet zyrtare të Suedi-Kosovë!

Kosova luan sot në transfertë përballë Suedisë një ndeshje e cila është vendimtare për fatin e “Dardanëve” në rrugëtimin e tyre drejt Botërorit 2026.

Ata janë aktualisht në vendin e dytë në grup dhe duan të mbrojnë me çdo kusht këtë pozicion, për të synuar kualifikimin të paktën në fazën play-off të turneut.

Por kjo nuk do të thotë se do heqin dorë nga sulmi, pasi trajneri Foda ka vendosur të hedhë nga minuta e parë në fushë dyshen Muriqi-Asllani në këtë ndeshje në transfertë ndaj nordikëve.

Kosova e nis me plot befasi ndaj Suedisë

Kosova sot luan në transfertën delikate në Goteborg ndaj Suedisë.

Aktualisht Dardanët janë të dytët në grupin B me 4 pikë, pas Zvicrës së vendit të parë me 9 pikë të plota në 3 ndeshje. 

Sllovenia e treta me dy pikë dhe mbyll grupin Suedia me një pikë.

Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për fatin e Kosovës në këto kualifikuese.

Franco Foda ka bërë tre ndryshime nga formacioni titullar në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ndërsa Edon Zhegrova gjendet sërish në stol.
Aliti, Rexhbecaj dhe Albion Rrahmani gjende në stol sonte, ndërsa në vend të tyre luajnë si titullar Kreshnik Hajdari, Veldin Hoxha dhe Fisnik Asllani.

Suedia – Kosova

Suedia: Johansson; Lagerbielke, Hien, Lindelof; Bernhardsson, Bergvall, Svensson, Ayari, Gudmundsson; Gyokeres, Isak.

Kosova: Muric; Vojvoda, Krasniqi, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Avdullahu, Hoxha; Muslija; Muriqi, Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat