Skandal i madh, tifozi futet në fushë e godet portierin në shtetin e rajonit

Futboll

Skandal i madh, tifozi futet në fushë e godet portierin në shtetin e rajonit

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2025 Në ora: 21:24
Pamjew nga incidenti

Derbi dalmat mes Zarës dhe Shibenikut ka regjistruar nja incident te rëndë.

Ndeshja e Ligës së tretë kroate, u karakterizua nga një pamje e shëmtuar në terren.

Një tifoz i “Tornados” sulmoi portierin e Shibenikut para policisë. 

Zara dhe Shibeniku dikur ishin anëtarë të shoqërisë elitare të futbollit kroat, por këtë të shtunë ata luajtën një ndeshje në NL të 3-të – grupi i Jugut. 

Shibeniku fitoi me rezultat 1:0 në derbin dalmat të javës së nëntë të kampionatit, dhe ndeshja e tyre u regjistrua nga një incident.

“Në fakt, një anëtar i Tornados hyri me vrap në fushë, me sa duket me qëllimin për t'u përleshur me grupin kundërshtar të tifozëve, “Funcuti”.

Huligani vrapoi në fushë dhe goditi portierin e Shibenikut, pas së cilës u drejtua drejt tribunës mysafire”, shkruan media kroate “24 sata”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat