Nis edicioni i gjashtë i Akademisë së Arbitrimit, zhvillohet ceremonia në “Shtëpinë e Futbollit”

Futboll

Nis edicioni i gjashtë i Akademisë së Arbitrimit, zhvillohet ceremonia në “Shtëpinë e Futbollit”

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 11:16
Pamje

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua ceremonia e nisjes së edicionit të gjashtë të Akademisë së Arbitrimit, një program i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me BASHF.

Në këtë aktivitet morën pjesë Shefi i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola, si edhe dy arbitrat e njohur Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja.

Në këtë edicion të ri, interesi për t’u bërë pjesë e Akademisë ka qenë i lartë, me mbi 90 të rinj të regjistruar deri më tani. Ata do të trajnohen nga stafi i specializuar i FSHF-së, me synimin për të përfunduar me sukses programin dhe në të ardhmen për t’u bërë pjesë e botës së futbollit si arbitra të kualifikuar.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin disa prej aplikantëve, të cilët patën mundësinë të dëgjonin këshillat e vlefshme të dy prej arbitrave më të mirë shqiptarë, Jorgji dhe Xhaja, që sot gjykojnë edhe ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Ata ndanë përvojat e tyre, rrugëtimin drejt suksesit dhe i inkurajuan kursantët të jenë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe të punojnë fort për të arritur nivele të larta në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat