Chiesa nis “hakmarrjen”

Futboll

Chiesa nis “hakmarrjen”

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 12:21
Chiesa

Ndërsa Juventusi po has vështirësi në Serie A dhe Champions, sulmuesit bardhezinj nuk po “qullosin” gjë, në Premier League Federico Chiesa u shpall lojtari i muajit shtator te Liverpool.

Ish-sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” mori 34% të votave, duke mposhtur Alisson Becker (18%) dhe Ryan Gravenberch (18%). Kjo ishte njohja e parë zyrtare për të nga tifozët e “Reds”.

Italiani shënoi një gol ndaj Crystal Palace në Premier dhe dha dy asiste në “Carabao Cup” ndaj Southampton. Chiesa komentoi: “Jam i lumtur për këtë çmim. Faleminderit tifozëve për mbështetjen dhe votën. Preferoj të mos e marr çmimin në të ardhmen, por të fitoj ndeshje.

Mbështetja e tifozëve ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme, unë përpiqem të jap maksimumin për ta dhe Liverpool-in. Pavarësisht minutave që luaj, përpiqem ta ndihmoj ekipin, të mbetem pozitiv dhe të kem ndikim. Shpresoj të vazhdoj të jap diçka për tifozët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat