Milani ngadhënjeu në derbin e Italisë, Dybala dështon nga penalltia

Futboll

Milani ngadhënjeu në derbin e Italisë, Dybala dështon nga penalltia

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 22:41
Maignan e Pavlloviq

Milani ka arritur tre pikë të mëdha në Serie A, duke e mposhtur Romën me rezultat 1:0.

Më i merituari për fitoren e Milanit është portieri Maignan, i cili në minutën e 82-të e priti penalltinë e futbollistit Dybala.

Goditja e tij në këndin e majtë nuk e befasoi portierin Maignan.

Në minutën e 39-të Pavlloviq shënoi për fitoren e Milanit.

Ndeshje me rivalitet e më shumë raste, por u shënua vetëm një gol.

Napoli kryeson me 22 pikë, pasojnë Interi me 21, Milani 21, Roma 21, Bologna 18, Juventus 18 Como 17 pikë etj..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat