Roberto Mancini drejt një aventure të re në Katar

Futboll

Roberto Mancini drejt një aventure të re në Katar

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 16:51
Roberto Mancini

Roberto Mancini drejt një aventure të re në Katar!

Roberto Mancini është gati të rikthehet në stol, por jo te Fiorentina. Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, pas përfundimit të parakohshëm të mandatit të tij në krye të ekipit kombëtar të Arabisë Saudite është një hap larg nënshkrimit me klubin nga Katari, Al Sadd.

Trajneri i lindur në Jesi u pa gjithashtu në tribuna për ndeshjen midis ekipit vendas dhe Ah Ahli në Katar.

Siç raportohet, italiani është gati të nënshkruajë një marrëveshje fitimprurëse me klubin që aktualisht renditet në vendin e shtatë në Superligën e Katarit dhe të dhjetin në Ligën e Kampionëve të AFC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat