6 gola në 4 sfida!

Futboll

6 gola në 4 sfida!

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 16:32
Kategoria e Parë

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 11-të të këtij kampionati. Në këto 4 sfida, u shënua një total prej 6 golash.

Kryesfida e kësaj jave, Besa – Laçi, u mbyll në barazim pa gola.

Ndërkohë që në stadiumin “Roza Haxhiu”, Lushnja fitoi përballë Ilirisë me shifrat 1-0, falë një goli në “frymën e fundit”.  

Ndërkohë që Kastrioti fitoi 3-1 me Luftëtarin.

Në krahun tjetër, Korabi mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, në derbin e veriut përballë Kukësit, sfidë e cila u mbyll 1-0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat