Sassuolo befason Atalantën e Gjimshitit

Futboll

Sassuolo befason Atalantën e Gjimshitit

Nga: K.G. Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 14:22
Pamje nga ndeshja

Skuadra e  Sassuolos ka shënuar fitore në terrenin e nxehtë në Bergamo, me rezultat 3:0 ndaj Atalantës, në takimin e javës së 11-të të Serie A. 

Jo si zakonisht titullar, futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit nga minuta 46-të për Atalantën.

Portieri shtatlartë, Arijanet Muriq, kishte paraqitje pozitive ndaj Atalantas. 

Berardi (29'-nga penalltia e 66’) e Pinamont (47') - shënuan për fitoren e Sassuolos.

Atalanta renditet në vend të 13-të me 13 pikë e ka tre më pak se Sassuolo që ngritet në të 8-tin në renditje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat