Ish-presidentja Jahjaga takohet me Rashicën

Futboll

Ish-presidentja Jahjaga takohet me Rashicën

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 16:57
Milot Rashica e Atifete Jahjaga

Sulmuesi i Kosovës Milot Rashica gjatë ditës së sotme ka pasur një mysafir të veçant gjatë përgaditjeve për ndeshjen jetike kundër Sllovenisë.

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se:

“Sot u takova me njërin prej djemve tanë të artë, Milot Rashicen.

U pajtuam për një gjë: Kosova s’ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhes, e deri tek kualifikimi per botëror.

 Gjithmonë krenare me djemtë tanë dhe kombëtaren tonë!”

Kosova luan kundër Sllovenisë më 15 nëntor në Ljublanë në ndeshjen e parafundit për kualifikime në Kupën e Botës 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat