Guardiola paralajmëron largimin

Futboll

Guardiola paralajmëron largimin

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 17:38
Guardiola

“The Times” publikoi dje një lajm të bujshëm, sipas të cilit Pep Guardiola mund të tërhiqet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Manchester City.

Sipas raportimit në fjalë, spanjolli është i lodhur pas një karriere të gjatë aktive si trajner dhe ka nevojë për pushime.

Për këtë arsye, mediet angleze kanë publikuar sot tre kandidatët kryesorë që mund të zëvendësojnë Guardiolën: Vincent Kompany, Roberto De Zerbi dhe Andoni Iraola.

I pari që duket si favoriti kryesor, po bën mjaft mirë te Bayern, por nuk do të ishte befasi largimi nga bavarezët në rast se nuk ia del të fitojë Champions League, pasi gara për titullin në Bundesligë mund të quhet e mbyllur deri tani.

Dy emrat e tjerë, De Zerbi dhe Iraola, po ashtu janë kandidatura serioze dhe që nuk duhen nënvlerësuar aspak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat