Kosova njësoj si Italia dhe Turqia, ja sa gola duhen për të arritur direkt kualifikimin

Futboll

Kosova njësoj si Italia dhe Turqia, ja sa gola duhen për të arritur direkt kualifikimin

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 00:28
Kosova

Kosova arriti një fitore historike ndaj Sllovenisë me rezultatin 0:2, duke siguruar “play-off”-in e Botërorit 2026, ndërkohë në aspektin matematikor, ekziston një hipotezë e çmendur, që “Dardanët” të synojnë vendin e parë, edhe pse në praktikë kemi të bëjmë me një… mision i pamundur.

Përfaqësuesja e Franko Fodës, ndodhet në pozita thuajse të njëjta me Italinë dhe Turqinë.

Të kaltërve të Gatuzos i duhet të mposhtin me 9 gola diferencë Norvegjinë, për t’i rrëmbyer vendin e parë!

Turqia duhet të mposhtë me 7 gola diferencë Spanjën, për ta mbyllur grupin në vendin e parë, ndërkohë që Kosova duhet të triumfojë me 6 gola diferencë ndaj Zvicrës, për t’i parakaluar në renditje helvetët.

Hipoteza këto në kufijtë ekstreme të çmendurive!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat