Alonso: Mbappe po jep shumë më tepër sesa golat te Real Madrid

Futboll

Alonso: Mbappe po jep shumë më tepër sesa golat te Real Madrid

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 19:31
Mbappe 

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, ka vlerësuar se Kylian Mbappe përveç golave, po luan një rol të madh brenda ekipit.

Ylli francez është në një formë të jashtëzakonshme, ku ka shënuar njëzet e tre gola në nëntëmbëdhjetë ndeshje në të gjitha garat, përfshirë katër golat e javës së kaluar ndaj Olympiacos në Champions League.

Në një periudhë ku Real Madridi po lufton për stabilitet, Mbappe është shndërruar në figurën kryesore të skuadrës.

“Ai ka qenë fantastik individualisht, duke e ndihmuar ekipin shumë.

Nuk është vetëm çështje golash, por ai sjell lidership, ndikim dhe i motivon bashkëlojtarët, gjëra shumë të rëndësishme çdo ditë”, ka thënë trajneri në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Athletic Bilbao.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat