Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Futboll

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 19:06
Foda e Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me selektorin Franco Foda tasmë kanë zbarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arsyeja e kësaj vizite është sepse nesër në këtë vend do të hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026.

Kosova për herë të parë pritet që të marrë pjesë në një Kampionat Botëror ku nesër do të mësojë kundërshtarët e mundëshëm të grupeve në rast kualifikimi.

Kujtojmë që ‘’Dardanët’’ në muajin mars do të zhvillojnë ndeshjen e play-offit kundër kombëtarës së Sllovakisë, e në rast fitore do të përballen me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat