Ramadani e Berisha titullarë në humbjen e Lecces

Futboll

Ramadani e Berisha titullarë në humbjen e Lecces

Nga: K.G. Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 14:21
Pamje nga ndeshja

Cremonese ngadhënje me rezultat 2:0 ndaj Lecces, në ndeshjen e javës së 14-të në Serie A në futboll.

Futbollistët Bonazzoli (52') - nga penalltia) e Sanabria (78') shënuan për fitoren e madhe të skuadrës së Cremoneses.

Reprezentuesit e Shqipërisë, Ylber Ramadani e Medon Berisha u aktivizuan nga minuta e parë për Leccen dhe u zëvendësuan në minutën e 77-të.

Lecce është në pozitë të palakmueshme përkatësisht në pozitën e 14-të me 13 pikë e Cremonese ngritet në të nëntin me 20 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat